Berisha: Çdo skenar është në lojë sot në protestë kundër Edi Ramës

Sot, pra këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.

Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 3000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët gjatë ditën e djeshme, Berisha pati një thirrje për Policinë e Shtetit, ku kërkoi që mos të revoltojë protestuesit, pasi ata do shprehin zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur sesa do të zgjasë protesta, kryedemokrati tha se kjo do të varet nga populli opozitar.

Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare, gjithashtu do të marrin pjesë në protestë.

Kjo do të jetë protesta e parë e opozitës, që prej 7 korrikut dhe vjen disa muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023.

Nëse do të qëndrojnë në Bulevard atëhere komplikohet situata para kryeministrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?