Berisha: Do kërkoj heqjen e non gratës nga presidenti Donald Trump

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha sot në një konferencë para gazetarëve se do të kërkojë nga Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, heqjen e non gratës.

Sipas tij, vendimi i Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken që i sanksionoi hyrjen në SHBA, ishte një “grusht shteti” ndaj opozitës shqiptare.

“Dalim te rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam pasur një vendim që nuk bëj lobim. Nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq. Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, tha Berisha.

SHKARKO APP