Berisha: Do të bëjmë një revolucion fiskal!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me biznesin fason në kuadër të fushatës elektorale për 11 majin, ku ka prezantuar disa masa të reja që do të ndërmerren nëse PD-ja vjen në pushtet. Berisha theksoi se një nga prioritetet kryesore do të jetë mbështetja e biznesit nëpërmjet kompensimit të humbjeve nga rënia e euros dhe uljes drastike të çmimit të energjisë.
“Në qeverisjen tonë, do të kemi një revolucion fiskal. Ne do të krijojmë klimën më miqësore për biznesin, dhe kjo nuk është thjesht një premtim, por një angazhim konkret,” tha Berisha. Ai shtoi se një nga masat e para do të jetë kompensimi për çdo humbje që bizneset kanë pësuar nga rënia e euros, duke garantuar që çdo eksportues do të ketë një bord që do të kompensojë “qindarkë për qindarkë” këtë humbje.