Berisha: Dosja e Habiljave është përkthyer keq

Paraditen e sotme Ministria e Drejtësisë bëri me dije se dosja ‘Habilaj’ është përkthyer dhe është dërguar në Prokuroria. Për këtë çështje ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili shprehet se dosja është përkthyer keq dhe kjo është bërë me urdhër të Ramës.

Berisha publikon një mesazh të një punonjësi që thotë se është nëpunës i ministrisë së drejtësi dhe i icli shprehet se përkthimi është bërë nën mbikqyrjen e rreptë të Ramës. Kryeministri ka përdorur sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi të cilit i janë dërguar fashikujt para se tu jepej dora përfundimtare.

“Punonjesi dixhital denoncon; manipulimin e perkthimit nga Rama me Don Agaçion te dosjes Tahiri – Habilaj! I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te hetoje kete denoncim dhe te verifikoje saktesine e perkthimit. sb

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Pershendetje Doktorr, jam punonjes ne ministrine e drejtesise dua te ju informoj se ne perkithimet e dosjes ster voluminoze Habilaj Tahiri te ardhur nga Italia me regjistrimet e bisedave te bandes ka futur duart thelle edhe kryeministri Rama. Gjithçka esht bere nden mbikqyrjen e rrepte te zyres se tije dhe konkretisht te sekretarit te pergjithshen Engjell Agaçi te cilit i dergohej cdo fashikull para se te pranohej si perfundimisht i perkthyer. Ketu peshperitet gjersisht se dosja esht redaktuar pra manipuluar ne favor te Sajmir Tahirit.Ju lutem anonim sepse gjthe keto dite ketu ne ministri esht terror i vertata mr respekt per ju.” – shkruan Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?