Berisha: E vetmja rrugë është të përmbysim me forcë Edi Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha, parashikoi një fund të hidhur për kryeministrin Edi Rama. Berisha deklaroi në studion e Abc news, se drejtësia dhe kanabisi do ta rrëzojnë Edi Ramën.
Sipas tij e vetmja rrugëzgjidhje për të shpëtuar nga e keqja është përmbysja me forcë e Edi Ramës, pasi rrugë tjetër nuk ka.
“Kanabisi dhe drejtësia do ta kallë Edi Ramën, fizikisht apo politikisht është gjë tjetër. Këtu do të jemi. Sot drejtësia është në dorën e Ramës dhe të Don Agaçios. Plani B është përmbysja me forcë e tij, rrugëzgjidhje tjetër nuk ka. Përmbysja sa më shpejt e tij është e nevojshme. Sot ne jemi një republikë kanabisi dhe republikë bixhozi”, deklaroi Berisha.
“Bashkëqeverisje me Ramën do të thotë puthje me vdekjen”
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar gjendje në vend mjaft të rëndë, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë fort. Sipas tij edhe opozita është duke punuar për të përgatitur gjendjen e shpërthimit. Sipas tij vetëm largimi i Edi Ramës është shpëtimi i këtij vendi. I pyetur nga gazetarja rreth një bashkëqeverisjeje, Berisha tha se kjo përkthehet puthje me vdekje.
“Opozita do të jetë në bindjen time në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore, e cila siç e gjykoj unë është rruga e vetme për të bërë një zgjidhje edhe e dhimbshme por jetike për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot nga çdo anë vijnë vetëm sinjale dhe deklarata secila më negative sesa tjetra. Këto janë një thirrje për shqiptarët.. ne do të bënim vetëvrasje si popull nëse heqim dorë nga BE.
Asnjë komb nuk ka vuajtur më shumë për të ruajtur vokacionin perëndimor sesa populli shqiptar. Unë mendoj se opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje ose të themi për afrimin e asaj që quhet pika e vlimit ose e shpërthimit në sociologji. Opozita duhet të punojë dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo ditë për këtë. Nëse ne si shqiptarë nuk vendosim të investojmë sado pak nga koha jonë për të ardhmen, për projektin Evropian, që është integrimi, në do përfundojmë në honet e historisë me këto ritme që po ecim. Ne do të përfundojmë duke u larguar nga Shqipëria. Vetëm sot kanë aplikuar për tu larguar 20 mijë diplomantë.
Nëse ne arrijmë në këtë rrjedhje masive truri dhe energjish ne nuk bëhemi. Shqipëria ëhstë një nga vendet me potencialet më të mëdha. Çdo qeverisje me mazhorancën do të ishte një puthje me vdekjen. Nuk mund të ketë një bashkëqeverisje me mazhorancën”, theksoi Berisha.
“Ky është kryeministri që gënjen në çdo fjalë”
Berisha e ka cilësuar shpifje dhe mashtrim, deklaratën e bërë nga Edi Rama, se gjatë bisedës mes tij dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, në takimin e 18 majit, ky i fundit i ka kërkuar që pushtetin ta bëjnë me rrotacion. Sipas Berishës Rama është njeriu që gënjen në çdo fjalë që thotë.
KOHA JONË SONDAZH

