FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: “Edi Rama nuk e ndalon dot regjistrimin e PD në KQZ”

Kjo ishte deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha në Çim Peka Live, duke iu referuar deklaratës së kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi i tha se gjykata njeh Lulzim Bashën në krye të partisë.

Berisha paralajmëroi se alternativa e opozitës përballë sulmit të Edi Ramës është rrëzimi i tij.

Lideri i opozitës paralajmëroi protesta javët e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga intervista

Swiss Digital Mobile Reklama

Peka: Duke se Edi Rama e ka shumë problem garën. Në 2019 ju dhuruan një palë zgjedhje nga opozita. Kësaj radhe duket se po e ndalon ai opozitën të garë në zgjedhje, duke pamudësuar regjistrimin në KQZ.

Berisha: Nuk e ndalon dot.

Peka: A keni menduar ndonjë alternativë.

Berisha: Rrëzimi i Edi Ramës është alternativa.

Peka: Para zgjedhjeve …

Berisha: Në çdo kohë. Ky është revolucion. Ata që nuk e kuptojnë bëjnë gabim. Ky është revolucion dhe i ka të gjitha mjetet në fushë. Fushatën, betejën protestën, të gjitha.

Peka: Dhe ju po thoni se mund të ketë protesta para zgjedhjeve…

Berisha: Absolutisht mund të ketë protesta edhe për një javë edhe për dy javë. As nuk ikin kurrë nga rendi i ditës ato. Asgjë nuk mund të na pengojë ne. Zotëri ky është revolucion që ka për mision përmbysjen e një sistemi monist. Sot Shqipëria ka një monizëm më të fortë seç e kishte Shqipëria në 1991. Edi Rama ka mbledhur dhe kontrollon pushtetet 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991. Kështu që sot revolucioni është zgjidhja.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?