FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha hedh akuza të reja: Rama i mbylli bastet dhe ia dha Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të tjera mbi kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën.

Nga Lezha, Berisha deklaroi se qeveria i mbylli lojërat e fatit kur ndodhi vrasja në Bllok, por më pas bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.

“Kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Por të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës. Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin. Absolutisht. Këtë ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80% pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes. Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?”-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?