Berisha i përgjigjet Ramës nga Dibra: Burrat këtu janë si malet!

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kreut të PS, Edi Ramës, pasi ky i fundit sulmoi kandidatin e PD-së për deputet Fidel Kreka, duke e quajtur “çyryk”.

Pasi prezantoi kandidatët e PD në Dibër, Berisha tha se burrat e Dibrës janë “si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon”.

“Në Dibër, në këtë sallë ti erdhe me gjuhën e pushtuesit dhe gjuhë e kopukut. Të dyja. Në qoftë se mbrëmë në Kamzë unë të dhashë një përgjigje duke lexuar përroin tënd psiçik frojdian, sot unë kam një përgjigje tjetër. Ti erdhe si pushtues sepse i lejove vetes të ndërmarrësh një fyerje kolektive.

Njëlloj si dikur paraardhësit e tu, që këta burra viganë, atdhetarë, patriotë, i shpallnin armiq se qëndronin për atdhe, qëndronin për besimin tek Zoti, për Dibrën dhe Shqipërinë. Ti erdhe, ti fole dje si kopuk, sigurisht që me ato ministreshat e tua që xhinglaminglohen në atë mënyrë.

Tani të them unë dy, asnjë fjalë nuk të jap përgjigje sepse përgjigjen më të shkëlqyer ta dha dibrania në sallë, e cila u ngrit dhe të tha se burrat tanë janë të mrekullueshëm. Por do ta them këtë këtu, burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

SHKARKO APP