FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha i përgjigjet Yuri Kim-it: Nuk do shkelësh kurrë në zyrën time pa u kërkuar falje demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot fjalën në foltoren e organizuar nga Lidhja e Gruas, ku u takua me vajzat dhe gratë demokrate. Berisha iu përgjigj ambasadores Yuri Kim, duke u shprehur se kjo e fundit nuk do të shkelë kurrë në zyrën e tij si kryetar i PD apo kryeministër, pa u kërkuar ndjesë demokratëve.

“Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore, që më shumë se interesat e vendit të saj, promovon politikën e Sorosit në Ballkan. Në një dalje televizive u shpreve se po fitoi Berisha nuk do ti jap dorën, tani do ti përgjigjem: Dera e Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur për dëmin. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që e kemi përmbys diktatorin që u ofronte bar. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?