Berisha: Ja pse nuk i denoncoj në Prokurori kriminelët

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘Real Story’, përballë një paneli gazetarësh ka folur për herë të parë për akuzat e tij publike ndaj bandave të krimit dhe pse nuk i denoncon ata në prokurori.

Berisha tha se institucioni i Prokurorisë në Shqipëri, ëhstë kthyer në një Pazar, ku prokurorët shesin dhe zhdukin dosjet e kriminelëve.

‘Mund të jem i vetmi njeri në Shqipëri që kam deklaruar se në Prokurorinë e Shqipërisë janë grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi. Pse? Sepse ata janë tregtarët më kriminelë të dosjeve, e kam thënë disa herë. Unë dija veprimtarinë e tyre, se çfarë bënin prokurorët me kriminelët, se si ata shisnin dosjet. Prokuroria e Shqipërisë ka qenë institucioni me i inkriminuar, ndoshta më i përafërti me atë të diktaturës, jo politike por në biznes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa herë kam denoncuar unë shitjen e dosjeve nga prokurorët. Çdo dosje dilte në media. Pra prokuroria e Shqipërisë ka të drejtën ligjore që të nisë çdo hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë këto fjalë i kam thënë në mënyrë të përsëritur disa herë. Këto fjalë janë thënë shumë herë, sepse unë kam pasur informacione se çfarë tregtie të ndyrë bënin ata me dosjet e kriminelëve’, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?