Berisha konfirmon marrëveshjen me Ilir Metën: Do të jetë deputet i Kuvendit në listat e mbyllura të PD
Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 majit do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës.
Berisha gjithashtu bëri me dije se Meta donte të ishte në lista të hapura, por nuk mund të bëjë fushatë nga burgu, kështu që do të jetë në listën e mbyllur.
“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare.
Nuk ka diskutim që do të jetë deputet i Kuvendit. Ai donte të ishte në lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg.
Prandaj ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton“, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

