FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Kryeprokurori Rama amniston vëllanë për drogën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas transferimit të dosjes së 613 kg kokainë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tek Prokuroria e Durrësit. Ja si e ka gjykuar ai këtë akt dhe zbulon se çfarë fshihet pas tij:

“Kryeprokurori dhe kryegjykatësi Edvin Kristaq Rama amniston veten dhe Olsin e tij! – shkruan Berisha. – Ai vendosi: 613 kg kokainë nuk kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Me fjalë të tjera nuk kanë asnjë lidhje me klanin Rama! Urdhëron transferimin e dosjes për kompetencë tek Gjushi. Ai do ta hetojë mirë e bukur ashtu siç di ai vetë!

Kjo është drejtësia e Narkodiktaturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky akt dëshmon edhe njëherë se garantuesit politikë të drogës janë vetëm vëllezërit Edvin dhe Olsi Rama, të cilët Noriega i amnistoi dje me vendimin e tij,”përfundon ish-Kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?