FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Më 7 korrik t’i japim përgjigjen e merituar Edi Ramës dhe Ballkanit të Putinit

Ish kryeministri Sali Berisha i ka ftuar qytetarët në protestën e datës 7 korrik të mblidhen kundër nismës Ballkani i Hapur, që e quan “Ballkani i Putinit”.

Më 7 korrik t’i japim përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit, të dëshmojnë ne bashkërisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor, të dëshmojmë se për shqiptarët anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur, e ardhmja më e shkëlqyer për ta”, tha Berisha.

Rama fliste për martesë, “ne jemi gati por nusja s’po na vjen”, një i përdalë në rrafshin diplomatik e politik. E kishte shprehje të preferuar deri sa ia prenë, ‘këtu nuk është punë martese por punë kriteresh’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt ai i martuar në kuptimin që ka qejf ai është me Aleksandër Vuçiçin, por duhet të dini që në vendet e Ballkanit, pavarësisht nga besimet fetare, disa rite islamiste janë praktikuar nga individë të caktuar, kështu që Vuçiçi s’e ka për gjë të ketë dy-tre si puna e Edi Ramës në kuptimin politik gjithnjë, jo në kuptim tjetër se nuk mund të mos them, nuk mund të mos marr hua dicka prej tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto qëndrime të pashembullta janë një apel për gjithë shqiptarët të marrim në dorë fatin tonë e mos vendos Beogradi për ne“, tha më tej Berisha ditën e sotme në një konferencë për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?