Berisha mesazh Bashës për financimet ruse: Mos kujto se u mbyll ky problem!
Sali Berisha paralajmëroi Lulzim Bashën, duke i thënë se çështja e financimeve ruse në PD nuk ka për tu mbyllur aq lehtë, ndërsa i kërkoi atij që të dalë dhe të sqarojë gjithçka për këtë financim.
Edhe njëherë, Berisha përsëriti se Lulzim Basha e ka gënjyer, kur i ka thënë se financimi është bërë nga diaspora shqiptare.
“Unë nuk e besova, e thashë që nuk janë para ruse. Më vonë kur mora informata se Basha më kishte dhënë një variant të gënjeshtërt, se nuk qëndronte varianti i tij se paratë janë mbledhur nga diaspora. Unë para jush kam deklaruar se paratë janë ruse. E kam bërë në datën 14 prill, kur ky ka qenë i bindur që në fillim dhe ka bërë çdo përpjekje për ta shpëtuar nga ndëshkimi që e meritonte. Pse mendoni ju se nuk do hetohet ndërhyrja e tij në drejtësi? 100% ua them unë. Unë mendoja se këta kanë thirrur njerëzit nga diaspora.
Pra a janë këto dëshmitë e lidhjeve të Edi Ramës me pistën ruse, të Lul Bashës? Pse do e shpëtonte?
Edhe sot i them Bashës, mos kujto se mbyllet ky problem. Do dalësh të deklarosh, t’u thuash shqiptarëve. Se tani që ka një raport me të dhëna konkrete mos mendojë se kalohet kjo me mbrojtën që i bën Edi Rama.
Këtu ka një rregull për të cilën Basha, nëse ka një vazhdimësi minimale, u thotë shqiptarëve, të paktën atyre njerëzve që ka qenë pranë tij, sepse edhe ata i mashtroi ai”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

