FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Ne i hyjmë detit në këmbë! T’i lëmë ata që nuk duan të bashkohen

Nga Durrësi, në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet, Sali Berisha tha se demokratët janë si misionarët, që i hyjnë detit me këmbë. Mes të tjerash ai dha dhe një mesazh për grupin e Alibeajt, duke i cilësuar si bashkëpunëtorë të Ramës.

Jemi në një mision. Si misionarë ne jemi të pamposhtur. Jemi të vetmit që i hyjnë detit me këmbë dhe e kalojnë. Ne të tillë jemi. Sot na duhet më shumë se kurrë që të jemi në protestë, në fushatë, kudo. Të vazhdojmë betejën tonë, për të shkërmoqur, për të përmbysur këtë monizëm të Edi Ramës. Asgjë nuk na prek ne, asnjë nuk na ndalon. Ne u ngritëm atëherë kur besuan se na asgjësuan. Sot jemi më të fuqishëm se kurrë. Ftoj qytetarët e Durrësit dhe të Shqipërisë, që të vazhdojmë këtë betejë, të punojmë se bashku për fitoren e Igli Carës, për fitoren e Durrësit. Ça ka këtu? Beton, beton dhe vetëm beton. Ata flenë mbi krim. Të bashkohemi, të vazhdojmë betejën tonë, të bashkohemi me njëri-tjetrin, me qytetarët. T’i lëmë ata që nuk duan, që kanë venë veten në shërbim të Edi Ramës, të shkelmojnë mbi veten e tyre dinjitetin e tyre. Zgjedhje fatale, por PD është ngritur dhe prapë do shkojë e sigurt drejt fitores”, tha ndër të tjera Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?