Berisha në Laç: Themelimi i Partisë Demokratike, ditëlindja jonë e dytë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë sot i pranishëm në Laç në 32-vjetorin e krijimit të PD në këtë qytet.

Në fjalën e tij kryedemokrati u shpreh se PD është partia e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve.

“Jam i emocionuar sepse Kurbini ka qenë e mbeti gjithnjë një bastion i lirisë për qytetarët e vet dhe për Shqipërinë. Një emër të dytë po të kishte do të quhej “bastion i lirisë”. Ne demokratët e kremtojmë ditën e themelimit të partisë ndaj ju uroj gëzuar këtë ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kmei arsye themelore për të kremtuar këtë ditë. për ne që lindëm para dhjetorit ’90, dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, ditëlindja jonë në liri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me PD lindi pluralizmi, liritë e të drejtat e individit.

Do kremtojmë këtë ditë për sa kohë të nderojmë lirinë e dinjitetin tonë.

Pas themelimit u dëshmuam një forcë politike e traditës së shqiptarëve, e interesit kombëtar, e besimeve të pathyeshme.

Këtë rrugë e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit, rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga ime si President ishte gjithsej 16 dollarë. E tillë ishte skamja e mjerimi ku diktatura kishte zhytur vendin.

32 vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë, eksperiencë në rrugën e lirisë, kishim aspirata e ideale”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?