Berisha në Shkodër: Rama e Balluku e kanë mendjen vetëm për të vjedhur

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vizituar ditën e sotme zonat e përmbytura në Shkodër.

Ndalesën e parë e Berishës ka qenë fshati Kuç ku ka takuar nga afër banorë të prekur nga përmbytjet.

Dëshmi e një papërgjegjshmërie të plotë të qeverisë. Mbrëmë janë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga portat e Vaut të Dejës 2 mijë metër kub për sekondë, dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë të parashikuara, qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ua ka dërguar shkresën në zyra këtyre qeveritarëve që vjedhja jua ka verbuar sytë. Instituti, në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut. Këto nuk kanë mjaftuar për Ramën dhe Belinda Ballukun sepse e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur. Ndërsa importonin energji e kishin bllokuar prodhimin dhe tani thotë; e bëra për të shtuar rezervat. Por ku i pate sytë kur të dhënat e meteorologëve thanë se do të kenë reshje ekstreme. Pra nga data 14-20 nëntori 10 milionë euro energji elektrike, 5 milionë i fusin në xhep. Tani që ka plasur skandali përpiqen të mashtrojnë. Nuk donin të ndërprisnin vjedhjen dhe sot janë mbi 2500 hektarë të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës, dhe të gjitha këto janë nga skema e vjedhjes.
Zonja Balluku dilte dhe tmerronte shqiptarët se dimrin do e kemi të vështirë”,
tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?