Berisha: Një vendim i pashpirt në prag të Viti të Ri i qeverisë, me pasoja të rënda për qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për rritjen e çmimit të energjisë. Në një postim në Facebook ai shprehet se ky është vendim që godet qytetarët në nevojë.

Postimi i plotë në FB i Berishës:

"Te dashur miq. Dje Edi Rama urdheroi ERE-n e tij te rrise me 25% cmimin e energjise per 75% te familjeve shqiptare. Keshtu, duke filluar nga dt 1 janar e tutje, 75% e familjeve shqiptare qe konsumonin ne muaj nden 300 kv/ore energji dhe paguanin 7,7 lek per kv/ore, do te paguajne 9,5 lek per kv/ore. Kjo eshte nje rritje e madhe me pasoja te renda per qytetaret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama tallet me cinizem dhe ligesi me qytetaret mbasi dhe sot bertet se çmimi i energjise nuk esht rritur. Sipas tij, blerja e energjise, jo me 7,7 lek por me 9,5 lek, nuk eshte rritje, por thjesht mesatarizim. Kjo eshte matematike e njeriut te semure psiqik, qe per mendjen e tij jo normale, 9,5 lek nuk jane me shume se 7,7 lek.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama urdheroi kete vendim, pavaresisht nga protesta gjigande e 22 nentorit kunder rritjes se çmimit te energjise. Rama shtyu me qellim, per ne prag te vitit te ri vendimin, duke besuar se per shkak te angazhimit te njerezve me festimet e Vitit te Ri, vendimi nuk do shkaktoje zemerim dhe tronditje te thelle ne shoqeri. Por ai gabon shume rende, qytetaret po presin me padurim protestat per te shpetuar njehere e mire nga klika Rama-Meta. Kjo rritje vjen si rezultat direkt i marreveshjes korruptive te qeverise me CHEZ, me te cilen Rama gjobiti me 1,2 milion leke çdo familje shqiptare!!. Sali Berisha".

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?