Berisha: PD-në e drejton vetëm “Rithemelimi”, Alibeaj i kapur nga Rama
Në bashkëbisedimin me mediat, ish kryeministri Berisha komentoi platformën e Alibeajt për bashkimin e demokratëve. Berisha akuzoi sërish Alibeajn se me urdhër të Ramës përmes Bashës, refuzoi bashkimin duke paditur PD në gjykatë.
Ndër të tjera, Berisha theksoi se kryetar i PD sot është vetëm një: Komisioni i Rithemelimit si grupim kolegjial, jo si individ, ndaj shtoi se nuk janë të pranueshme platforma që vijnë nga bashkëpunëtorë të Ramës.
“Basha dha dorëheqjen, kryetari aktual është vetëm një “Rithemelimi” si kolektiv dhe jo individ, që do të thotë, firmat e atyre së bashku, askush tjetër s’mund të firmosë në emër të PD-së. Me urdhër të Edi Ramës, institucionet janë të afta të bëjnë gjithçka. Për këtë arsye u detyrova t’i them Alibeajt se për ne nuk je më kryetar se ke ke bërë shkelje të rëndë,. Ke paditur në kundërshtim me ligjin PD-në. A mund të pretendojë të paraqesë një platformë bashkëpunëtori i Edi Ramës“, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

