Berisha pyetet për financimet ruse të PD-së. Ish-kryeministri rrëfen bisedën me Bashën

Në daljen e sotme për mediat, kreu i PD-së është pyetur nga gazetarët lidhur me financimet ruse të Partisë Demokratike.

Lidhur me aferën Basha në vitin 2018, Donald Lu më solli në zyrë një dosje me artikull të portalit Mother Jones që ai të lobojë për PD dhe Bashën, në dosje veç artikullit të Mother Jones dhe të një flete që tregonte se Nick Muzin nuk kishte asnjë dokument lidhur me këtë aferë. Basha i pyetur nga unë se si qëndron çështja, ai më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin janë të mbledhura me diasporën në SHBA dhe se artikulli nuk ka asnjë gjë të vërtetë. Janë para në përputhje me ligje dhe rregullat midis artikullit dhe Bashës. Unë kam besuar variantin e këtij të fundit. Unë jam vënë në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe çështja u mbyll me ndërhyrje të Agaçit në kundërshtim me ligjin. Unë e kam denoncuar këtë akt nga foltorja në foltore, Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte mbledhur fonde në diasporë. Pas këtyre informacioneve burimi mund të ishte rus”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?