FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Shqiptarët nën terror nga përmbytjet, Rama në New York për zhgarravinat e tij

Pas tensioneve mes deputetëve dhe përjashtimit të deputetit demokrat Flamur Noka, ka marrë fjalën ish kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë se nuk i ka ardhur në ndihmë shqiptarëve të përmbytur.

“Njeriu që mban vetëm ligësira, sherre dhe intriga bën gjithçka në një kohë kur një pjesë e mirë e qytetrëve të vendit jetojnë në dhimbje të mëdha, në terror të madh nga përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe ndihma zero nga shteti, kërkon që me sherre të mbulojë papërgjeshmëritë e tij. Zemra dhe mendja ime është tek ato mijëra familje, nga Gjirokastra në Tropojë”, tha Berisha.

Më pas i akuzoi kreun e qeverisë se la qytetarët në baltë për të shkuar në New York për ekspozitën e tij të zhgarravinave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në vend që të ishte në krah të qytetarëve u arratis për në New York për zhgarravinat e tij. Shpresoj t’ju vijnë mendtë dhe ju se për çfarë ekspozita hap ky. Të lesh të përmbytur fshatra të tëra dhe lagjje në Tiranë duhet të jesh shpirtkazëm si ky këtu”, vijoi ish kryeministri Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?