Berisha: Taksa e qarkullimit ishte e mjaftueshme për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” sqaroi se përse kur ai ishte në qeveri nuk pranoi vendosjen e taksës së rrugës së Kombit. Ai tha se ishte parashikuar që paratë për mirëmbatjen e kësaj rruge do të jepej nga taksa e qarkullimit.

Pjesë nga intervista 

Berisha: Ne bëmë studimin, ne bëmë dhe hapëm procedurën për të parë se ku rrifte kërkesa dhe ne na doli 2-5 euro. Jo i thamë. Me ministrin Olldashi vendosëm që atë shumë do ta përballonim me taksën e qarkullimit. Me nivelin që kishim ne të taksës së qarkullimit mblidheshin 120 mln euro. Nga këto mjaftonte 1/10  për ti dhënë koncesionarit për mirëmbajtjen e rrugës

Swiss Digital Desktop Reklama

Qafoku: Ishte e mjaftueshme ?

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Dhe tepëronte

Berisha: Kjo rrugë ka të paktën 40 % të transportit të Shqipërisë në automjete dhe njerëz. Kjo rrugë që ky që përmend se ka kushtuar 1.2 mld dollarë. Po ka kushtuar, por ka sjellë nga 2009-deri sot 2.5 mld euro në Shqipëri. Ka tejkaluar çdo lloj parashikimi. Kjo rrugë shpëtoi Shqipërinë nga kriza ekonomike që pllakosi Europën. Kur më erdhi një mik i imi, një kryeministër i huaj më pyeti: Sali si shpëtuat ju nga kriza? I them unë shpëtuam nga rruga. Kur ja shpjegova dhe u çudit.

Qafoku:  Ju hoqët dorë fare nga taksimi?

Berisha: Përfundimisht, zero. Do tja jepnin me taksën e qarkullimit. Ne do i jepenim kopmpanive private dhe nuk kemi asnjë kundërshtim ti jepet kompanive private.

Qafoku: Pse nuk ja dhatë atëhere?

Berisha: Ne po shkonim drejt dhënies së kompanive private, por jo me taksë, por do të jepnim 6 apo 8 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit.  Ky trefishoi taksën e qarkullimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?