Berisha: Tritoli ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, akt terrorist shtetëror
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me tritol në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejes, Benard Ndreca.
“Sot u krye një akti i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Benard Ndrecës me qëllim eliminimin e tij fizik.
Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është edhe familja e tij. Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë kanë vendosur në orën 1:15 të mëngjesit tritolin në makinën e tij.
Benardi, tek nisej për në punë, përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës. Fatmirësisht vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik.
Në këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Ky përben një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për eliminim e tij“, tha Berisha në një dalje për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

