Berisha viziton Kishën Ortodokse në Kavajë: Kam dy dëshira…
Politikë E Diel, 20 Prill 2025 11:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës, ku uroi besimtarët për festën e Pashkës.
Ndërsa ndezi qirinjtë, Berisha ndau edhe dy dëshira simbolike: “Kam dy dëshira, një për ju dhe një për fitoren e 11 majit”, u shpreh ai, duke iu drejtuar priftit.