Berisha:Kthetrat e zeza te krimit te organizuar dhe shtetit policor ne mediat e vendit!

Mediat, te cilat jane nje shtylle dhe pushtet themelor i demokracise dhe liria e tyre jane ne agoni. Ato jane tashme objekt i nje agresioni te eger te shtetit policor dhe fallangave te krimit te organizuar, te lidhura me qeverine. Anketa e Rakipit ne dy kanalet televizive qe drejton si dhe betimet e A. Hoxhes ne News 24 mbreme per mashtrimin e Tahirit se kapoja i bandes se qeverise Shullazi nuk ishte plagosur, jane vetem dy shprehjet me te fundit te shfaqjeve me te turpshme e te shemtuara te ketij agresioni.

Keshtu, opinioni publik shqiptar dhe nderkombetar u shokua nga video qe tregonte abuzimin seksual kolektiv ne urgjencen e spitalit “Nene Tereza” me nje vajze qe kishte humbur ndjenjat nga alkoli apo diçka tjeter, filmimit dhe hedhjes ne YouTube te ketij abuzimi kriminal. Qeveria edhe ne kete rast, per te pudrosur fytyren qe i mungon, keqperdori me pameshire mediat. Ato, para ketij skandali te pashembullt ne historine e mjeksise tone, ne vend qe te kerkonin se paku dorheqjen e Ministrit te Shendetesise moren persiper, natyrisht jo te gjitha, "qetesimin" e opinionit, duke i servirur atij aktin e ulet kriminal te abuzimit seksual, thjesht si nje skeç apo loje e tre te rinjve shakaxhinj te medhenj.

Per mjerimin e tyre pati nga zelltaret e qeverise qe shkuan me tej! Rakipi i qeverise, per te qene me bindes ne mbrojtjen e saj me shkence, organizoi ne dy kanalet televizive qe drejton anketen sipas te ciles ky akt nuk duhet politizuar, a thua se kishte ndodhur ne ndonje pyll apo plazh te shkrete dhe jo ne kryeurgjencen shteterore te vendit.

Kurse mbreme, nderkohe qe gazetari i News 24, i cili kishte ndjekur dhe raportuar per ore te tera nga tereni, po rrefente me transparence dhe dokumenta per publikun zhvillimin e krimit serial te bandes se qeverise, ai zhurmohej neveritshem ne studio nga avokati i krimit, sharlatani famoz i ekspertizave mjeko-ligjore fallco ne studiot televizive, A.Hoxha. Pikerisht, ne kohen kur gazetari i terenit informonte publikun se, naten e krimit serial, mediat dhe vet Policia e Tiranes dhe spitali i Traumes njoftonte se Shullazi i qeverise eshte i plagosur, Drejtoria e Pergjithshme e Policise mashtronte qytetaret duke deklaruar se Shullazi nuk eshte i plagosur. Perseri ketu, avokati i krimit zhurmonte, per llogari te qeverise, te verteten per qytetaret. Ai kembengulte dhe ju servirte qytetareve, edhe pas 24 oreve te krimit, mashtrimin banal se Shullazi i qeverise nuk eshte plagosur. Natyrisht e tera kjo behej qe kreu i bandes qeveritare lirohet, te dale i palagur.

Te dashur miq, gazetaret kane padyshim te drejte te shprehin te verteten ashtu sic e vleresojne ate, si dhe te mbrojne pikpamjet e tyre, cilado qofshin ato, madje ata kane te drejte te behen papagalle apo shares dhe shpifes te paguar. Fundja, nuk eshte faj i tyre pse Rama eshte i dashuruar me papagallin dhe jo me shqiponjen! Por gazetari, ndonese nuk eshte ai qe jep vendimin apo qe liron bosin e krimit, nuk ka kurre te drejte te perdori valet e publikut ne media per te mbrojtur krimin shteteror, te organizuar, ordiner apo i çdo natyre qofte ai.

Perseri do te ishte e pafalshme per ne te mendonim apo besonim, qofte edhe per nje sekonde se per situaten dramatike ne vend, fajin e kane gazetaret dhe mediat. Ky do te ishte nje gabim me çmim shume te kushtueshem per ne. Kjo do te thoshte te merreshim me pasojat dhe jo me shkakun e te keqes qe i ka rene vendit, te merreshim me gazetaret dhe jo me agresionin, presionet, kercenimet e Edvin Kristaq Rames ndaj tyre.

Misioni yne eshte shpetimi i mediave nga kthetrat e qeverise dhe fallangat e krimit te shtetit policor! Ju ftoj te permbushim sa me shpejt dhe me vendosmeri kete mision! 

Sali Berisha

SHKARKO APP