Besnik Mustafaj tregon çfarë fshihet pas sulmit të Ramës ndaj gazetarëve

I ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, gazetari Besnik Mustafaj, ka komentuar veprimin e kryeministrit Rama kundrejt gazetarëve ditën e sotme, pas mbarimit të seancës plenare.

Mustafaj ka pohuar se për këtë gjest mund të këtë dy interpretime.

“Së pari besoj se është tregues se Ramën e lëshuan nervat, në dukje ishte një krizë nervore e rëndë. Ishte një shprehje e humbjes së kontrollit të nervave dhe kjo është shqetësuese për shoqërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti si një aktor i mirë që është e përdor situatën për të krijuar lajm dhe për të tërhequr vëmendjen nga vendimi për Tahirin”, ka deklaruar Mustafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim ai tha se ky ishte një akti i rëndë dhe shoqatat e sindikatat e gazetarëve shqiptarë duhet të informojnë institucionet homologe në Europë e më tej, pasi kjo është e vetmja mënyrë që Rama të ndërgjegjësohet.

“Rama është poltikan që dëgjon vetëm kur kërbaçi kërcet nga jashtë”, ka thënë Besnik Mustafaj. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?