FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi: Kolegji zgjedhor i njeh mandatet LIBRA-s. KQZ shkeli ligji

Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot njohjen e dy mandateve të partisë LIRBA dhe regjistrimin e saj në KQZ. Ndërkohë që një muaj më parë KQZ, në interpretimin që i bëri ligjit nuk ja njihte këtë të drejtë kësaj partie.

Kreu i LIBRA, Ben Blushi shkruan në Facebook se Kolegji konfirmoi se KQZ ka shkelur ligjin. “Nuk e di nëse KQZ do ti bindet vendimit të Kolegjit por çudia është që LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk lejohet, PD nuk do të marrë pjesë dhe shtyhen afatet që të rregjistrohet. Nuk është më çështje ligjore, as politike por psikike”,- shkruan Blushi.

Postimi i plotë në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej me se dy muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i përgjigjet kërkesës sonë qe LIBRA te konstatohet si parti me dy deputete ne parlament, ne përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Kolegji Zgjedhor, pas padise dhe argumenteve tona konstatoi qe KQZ ka thyer ligjin dhe vendosi qe brenda 10 ditesh KQZ duhet ti pergjigjet LIBRAs.

Nuk e di nëse KQZ do ti bindet vendimit të Kolegjit por çudia është që LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk lejohet, PD nuk do të marrë pjesë dhe shtyhen afatet që të regjistrohet.  Nuk është më çështje ligjore, as politike por psikike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?