FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve: Ulet me 3 lekë për litër nafta

Bordi i Transparencës për Karburantet është mbledhur përsëri sot dhe ka fiksuar çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të benzinës, naftës dhe gazit.Vihet re një ulje e lehtë e çmimit të naftës dhe gazit.Nga vendimi i fundit një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë.

Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe i gjithë fenomeni u përqendrua në tre muajt e fundit mars-maj, pasi nisi lufta në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?