Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar parapaskenat nga askioni i SPAK diten e sotme, qe coi ne arrestimin e 18 personave. Ai tha se bosët e krimit në Shqipëri kanë informator në polici dhe prokurori.

“Prej plumbit që u qëllua Dumani erdhi edhe e gjithë kjo që ka ndodhur mbrapa. Dy ditë më parë gjykata ka firmosur urdhër arrestet. Dje ka firmosur kontrollet e banesave. Sot kemi nga 32 urdhër arreste kemi 9 urdhër arreste janë ekzekutuara, 9 ishin në burg dhe pjesa tjetër 14 nuk janë kapur. Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët. Ata që ne i quajmë bosët e krimit në Shqipëri, më tepër ata e drejtojnë biznesin e tyre në portet e Evropës. Por më rezulton se disa ata janë në territorin e Shqipërisë. Këto persona duhet të merren nën vëzhgim nga policia. Janë personazhe me buxhet të madh, kanë informatorë brenda sistemit në polici dhe prokurori. Ata kanë mbajtur me rroga mujore punonjës të policisë, shefa krimesh. Ata janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre. Policia kreu kontrolle në 28 banesa, por ata kishin ikur”,-tha Hoxha për emisionin ‘Opinion’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?