FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bota pret me festa dhe fishekzjarre Vitin e Ri të parë pa kufizime që kur filloi pandemia

Vendet anembanë botës po e presin me festa dhe fishekzjarre Vitin e Ri të parë pa kufizime për COVID-19 që kur filloi pandemia.

Zelanda e Re dhe Australia ishin të parat që pritën vitin 2023.

Më shumë se një milion vetë u mblodhën në portin e Sidnit, një nga qytetet e para të mëdha që pret Vitin e Ri, për të ndjekur një shfaqje spektakolare me fishekzjarre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bllokimet në fund të vitit 2020 dhe një rritje e rasteve të Omicron në fund të 2021 kishin çuar në kufizime të turmës dhe reduktim të festimeve. Megjithatë, kufizimet janë hequr këtë vit pasi Australia, si shumë vende në mbarë botën, rihapi kufijtë dhe hoqi kufizimet e distancimit social.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumica e vendeve kanë hequr përgjithësisht kufizimet për vizitorët dhe testimet e detyrueshme.Parisi do të organizojë fishekzjarret e para të Vitit të Ri që nga viti 2019. Një shfaqje 10-minutëshe fishekzjarrësh do të nisë në mesnatë, para 500,000 njerëzve që pritet të mblidhen në rrugën e famshme Champs-Elysees për ta parë atë.

COVID-19 vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shqetësim, veçanërisht në Kinë, e cila po lufton një rritje mbarëkombëtare të infeksioneve pas lehtësimit të masave kundër epidemisë . Shumë kinezë thonë se rritja e rasteve ka shkatërruar shanset për një humor festiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?