Braçe: A ia vlen të jetosh ndershmërisht në Shqipëri? Kush vjedh shkon në burg

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një komenti në rrjetet sociale i është përgjigjur jo vetëm akuzave të opozitës, por edhe komenteve dhe pyetjeve që i drejtohen, pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Rrogozhinës ku një shtetas i arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike u vetëvar.

Braçe ngre pyetjen nëse ia vlen të jetosh ndershmërisht në këtë vend, ndërsa thekson se në cdo vend që vjedh, shkon në burg.

"A ia vlen të jetosh ndershmërisht në këtë vend?!

Domethënë të jesh një qytetar që paguan faturën e energjisë elektrike, të mos e vjedhësh energjinë.  Paguan faturën e ujit të pishëm, të mos e vjedhësh ujin.

Të ndërtosh në bazë të ligjit, në një tokë pronë e jotja, të trashëguar apo blerë ligjërisht, të mos zaptosh tokë private e publike e të mos ngresh pa leje të rregullt cdo lloj ndërtimi nga përdhes, shtepi, pallat, dyqan apo magazine mbi të.

Të ndjekësh rregullat e lëvizjes në rrugë, parkimit në të, të mos rrezikosh veten dhe të tjerët që me ty përdorin të njëjtën rruge, të mos u nxish jetën atyre që vuajnë mungesën e hapësirës publike zënë prej teje për makinën luksoze; Etj etj.

Një përpjekje për të zbatuar ligjet në fuqi, po sulmohet shume egër nga opozita politike së pari, e përbërë nga një lukuni keqbërësisht të një Qeverie të permbysur, ish kryeministër, ish ministra, ish zëvendeësministra, ish drejtorë e administratorë gjithfarësh.

Por, egzistenca e saj në këtë sulm as që më bën përshtypje!! Ajo që e ngre dhe bën prezent dilemën,janë njerëz që bëjnë qytetarin e ndershëm, atë që paguan me mudn e sakrifica cdo qindarkë detyrime faturash për mallra e shërbime të marra!!

Njëri pyet a ndjeni keqardhje dhe a keni humanizëm, referuar një rasti fatkeq ku i ndjeri ishte një abuzues i qartë e pa hamendimin më të vogel të energjisë!!

E pyes, po ti perse e paguan energjinë, e ke më kollaj ta vjedhesh dhe me përgjigjet, jo unë e paguaj nga dita e parë në të fundit e qindarkë më qindarkë!!

Tjetri thotë qartë se nuk është vjedhje edhe pse ligji nuk e lejon, është thjesht diferencë në cmim, referuar të njëjtit rast!!

E pyes, po ti perse ke një lidhje të ligjshme dhe sahat individual për matje, përse nuk e merr energjinë nga lokali ngjitur dhe për shkak të konsumit të madh, shpëton dhe një pjesë të mirë të parave, si diferencë me cmimin dhe më pergjigjet, jo unë dua të jem i rregullt edhe pse ka shumë që e bëjnë këtë!!

Një tjetër akoma thotë se ka gjasë që i ndjeri të mos ketë vjedhur, por të ketë paguar një cmim më të shtrenjtë se ai për të cilin është vënë nën akuzë, cmimi për biznesin, referuar në rastin e parë!!

Këteë nuk kam përse ta pyes, ky nuk di gjë, nuk i referohet as fakteve, sepse as nuk përpiqet ti njohë ato; shifrat e faturave të këtij rasti jo vetëm qeë e rrëzojnë hidhur, por akuzojnë përtej akuzës publike të ngritur para një gjykate!!

Më tej, miku Mero Baze thote se "ligjore ishte dhe diktatura e Enver Hoxhës, por nuk ishte një shtet i së drejtes"; duke lidhur një rast konkret me punën shpeshhere mizerabël të një administrate që për fat të keq është ajo që është dhe ku tentativa për ta ndryshuar u shtyp menjëherë nga i njëjti reagim, sic ky i tanishmi nën kërkesën që të mos ketë përmbysje në një administratë politike, të paafte e të korruptuar!!

Nuk ka asgjë prej Enveri në këtë histori; kudo, në cdo vend, të vjedhesh shkon në burg, nuk të mbajne hopa e as të paguajnë që të mos vjedhësh më!! Asfare!!

Nga e gjitha, dua të them; në këtë vend, kultura e mosrespektimit të ligjit, kultura e të jetuarit duke mos paguar, duke zaptuar, duke vjedhur, duke shpërdoruar është shumë e fortë, shumë shumë e fortë!!

Edhe pse ata që jetojne kështu janë më pak se 15%, janë shumica, ata që jetojnë ndershmërisht, ata që e mbajnë në këmbë këtë kulturë; nuk e di për c'arsye, por dalloj mes parimeve dhe arsye tërësisht personale apo më keq, një tentativë për të kundërshtuar gjithcka!!

Sepse Qeveria prodhon gjithnjë të pakënaqur, për shkak të pritshmërisë, për shkak të shtrirjes jo të plotë të veprimit të Qeverisë, për shkak të kohës së pamjaftueshme për të shërbyer gjithkënd të lënë menjanë, në harresë e të margjinalizuar, pa diskutim edhe për shkak të një administrate që nuk përmirësohet dot deri në nivelin e dëshiruar të shërbimit;

Do të ketë kundërshtim të fortë të cdo përpjekeje për ligjshmëri të lidhur ngushtë megjithë sa më sipër e të prirë nga një opozitë politike që po mbron paligjshmërinë si abitatin e saj natyral nga ku mund të nisë të rikthehet në pushtetin e humbur, në atë pushtet ku vendosmëria për të vrarë i mori jetën njerëzve mu në bulevard!!

Pas kësaj, puna është: po ata që jetojnë ndershmërisht ku do jetojnë?”, shkruan Braçe në rrjetin social. 

SHKARKO APP