Braçe: Ata që duan të jetojnë ndershëm, po shlyejnë detyrimet

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, deputeti socialist Erjon Braçe u ka drejtuar një apel anëtarëve të Këshillit të Ministrave që të falenderojnë qytetarët që po shlyejnë detyrimet ndaj OSHEE-së për faturat e prapambetura të energjisë elektrike, t’i dëgjojnë ata dhe t’u zgjidhin problemet.

Kështu, përmes një komenti në Facebook, Braçe gjithashtu shkruan se kreun e PD-­së Lulzim Basha nuk po e dëgjon njeri, pasi ata që duan të jetojnë ndershëm po shlyejnë detyrimet.

“Ministra! Shkoni e takoni njerëzit që po paguajnë energjinë në pikat e OSHEE, dëgjojini, zgjidhuni problemet, falënderojinii!!

Lulzim Bashën nuk e dëgjon më kush, ata që duan të jetojnë ndershëm po shlyejnë detyrimet!

Për më shumë se një orë sot, qëndrova në Qendrën e Kujdesit për Klientin të OSHEE në Lushnjë! Njerëz të zakonshëm, të varfër e të këputur që rrinin prej më shumë se një ore në radhë për të paguar detyrimet e vjetra të energjisë elektrike të konsumuar.

Me halle plot; 

Një pensioniste me pension 80 mijë lekë, kërkonte një marrëveshje për të shlyer debine e vjetër me një pagesë 25 mijë lekë të vjetra në muaj plus faturën korente të muajit;

Përgjegjësi i zyrës e ndihmoi të nënshkruantë një kontrate të re me këto kushte, pagoi për herë të parë debinë e faturën e vogël të muajit dhe u largua;

Një djalë i ri nga Divjaka, kishte akumuluar një debi mbi 2 milionë lekë të vjetra, bashkë me kamatat arrinte deri në 3 milionë lekë, kishte 13 ditë pa energji, tre dite më parë kishte shlyer të gjithë debinë përvec një gjobe të cilën e kishte ankimuar në Gjykate; kërkonte t’i lidheshin dritat”, shkruan Braçe.

SHKARKO APP