FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braimllari: Rama urdhëroi krimin e organizuar kundër të rinjve

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së dhe deputeti Endrit Braimllari ka reaguar ndaj procedimeve penale për të rinjtë që protestuan dje para Ministrisë së Brendshme.

Në një reagim në Facebook, Braimllari shprehet se një vendim i tillë është marrë me urdhër të Edi Ramës.
Deklarata e plotë e Endrit Braimlllarit:

“Edi Rama urdhëron krimin e organizuar të procedojë të rinjtë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi vazhdon me sukses planin e tij kriminal për të larguar të rinjtë nga Shqipëria, sot Kryeministri i krimit dhe varfërisë urdhëroi procedim penal për të rinjtë që protestuan kundër një Kryeministri trafikant.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është loja e një Kryeministri frikacak, i cili ka frikë nga të rinjtë e vendit të tij.

Të rinjtë nuk do heshtin, por do jenë në çdo shesh deri në largimin e atij që vrau shpresat, mbolli varfërinë dhe krimin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?