FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braimllari: Të rinjtë nuk e meritojnë të qeverisen nga një kryeministër pa vizion

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar për deklaratat e bëra sot nga Edi Rama për punësimin e të rinjve. Braimllari shprehet se të rinjtë e vendit nuk meritojnë të qeverisen nga një kryeministër arrogant dhe pa vizion.  “Shqiptarët po përballen çdo ditë me një kryeministër të papërgjegjshëm, arrogant dhe pa vizion. Sot deklaroi se do të punësojë të rinjtë. I ka ngelur “do të ” ka 10 muaj që thotë “do të ” ndërkohë nuk ndërmerr asnjë reformë në vend. Nuk ka asnjë politikë konkrete për punësimin e të rinjve. Të rinjtë e vendit si shpresë të vetme shohin largimin nga vendi sepse ky kryeministër gënjeshtar merret vetëm me “do të”. Është i paaftë dhe pa vizion për ti shërbyer të rinjve të Shqipërisë. Ky vazhdon me “do të ” ndërkohë Shqipëria zhytet çdo ditë e më shumë në varfëri”,- shkruan Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?