FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BSH: Katër banka në rrezik të madh

Mbi 3,4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit teksa po futeshin ilegalisht në Shqipëri përmes 2 automjeteve “Toyota” ka rritur alarmet për rrezikun e pastrimin e parave qe kane burim aktivitetet kriminale.

Bankat dhe institucionet e tjera financiare jo bankare janë të ekspozuara ndaj këtij rreziku dhe përdorimi i kanaleve bankare për qarkullimin e parave të pista jo gjithmonë është i verifikueshëm nga autoritetet.

Banka e Shqipërisë ka kryer për herë të parë vlerësimin e ekspozimit të bankave të nivelit të dytë dhe institucioneve të tjera financiare, ndaj rreziku te pastrimit te parave dhe të financimit të terrorizmit. Sipas raportit për 2017, 4 banka, 18 institucione financiare jo bankare dhe 7 shoqëri kursim krediti janë vlerësuar me rrezik te lartë për shkak të mos raportimit të të dhënave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problematikat e identifikuara gjatë inspektimeve kanë qenë të lidhura kryesisht me justifikimin e transaksioneve të kryera për punonjësit e bankës, me mospërputhjen e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe me përdorimin e deklaratave për transaksione që kanë si burim paratë kesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

9 milionë euro janë sekuestruar zyrtarisht në 2017-ën me vendim gjykate pas kallëzimeve të bëra nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. sipas raportit të kësaj të fundit për vitin që shkoi janë 369 transferta të dyshimta. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?