FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bumçi: Çelja e negociatave me Shqipërinë u bë për arsye rajonale

Çelja e negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, u bënë për arsye rajonale. Deklarata bëhet nga deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në studion e “Tonight Ilva Tare”, duke dhënë edhe arsyet për këtë.

Bumçi: Situata e brendshme nuk e ndihmon Shqipërinë. E kanë ndihmuar arsyet rajonale dhe kjo është lehtësisht e lexueshme. Tre vite më parë, e ka marrë Serbia, vendi që ka shkaktuar luftëra në Ballkan. Mali i Zi ka hapur dhe mbyllur kapituj. Pesë vite më parë i ka hapur Maqedonia dhe është bllokuar për shkak të vetos greke.

Kemi Kosovën që nuk u i është dhënë liberalizimi i vizave. Mbetet getoja e Evropës, për turpin e Evropës sepse kaq po aq shqiptarë sa janë në Evropë. Në këtë situatë nuk mundej që të mos jepte një mesazh për rajonin. Maqedonia është në krizë politike. Nuk zhvillon zgjedhje prej një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Mal të Zi kemi një qeveri të brishtë. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Rusisë për të penguar integrimin. Për të mos i lënë shqiptarët të veçuar në rajon, Komisioni ka bërë një propozim me kusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?