Burgu është përgjigja për ligjin e Teatrit!
Juve ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 milionë euro. Ju sot jeni duke konsumuar një vepër penale. Nuk kam thirrje për ndërgjegjen tuaj. Tashmë është e qartë që këtu jemi, thjesht kukulla në dorë të Edi Ramës, të firmës “Fusha” dhe të Erjon Velisë që vjedhjen që po bëjnë, është të gjejnë alibi, që vjedhjen po e voton Ulsiu, Klotilda, Vasilika, Adnori dhe zotërinjtë e tjerë. Kjo është alibia që po kërkojnë ata. Po mire: E keni frikë burgun ju apo jo? Kaq minimum inteligjence e keni apo jo, për të kuptuar, se kjo që po ndodh është fundi I institucioneve, fundi i një Republike?
Përse duhet të shënosh në CV-në tënde që je një hajdut bashkëpjesmarës me Edi Ramën. Çfarë të shtyn? Përse do të duhet me sjelljen tuaj të bëheni pjesë e një organizate të strukturuar kriminale për të vjedhur? E vetmja gjë që duhet të thoni pastaj është, se cila është pjesa që keni marrë ju.
Keni bërë betimin që do të mbroni Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, interesat e publikut. Mos u bëni vegla të krimit më të madh që po ndodh nga kryhajdutit Edi Rama!
Janë 10 nene, të cilat në thelb kanë një regjisor, një skenarist dhe një aktor të vetëm, dhe një tufë dordolecësh që votojnë për shembjen e Teatrit dhe vjedhjen nga Edi Rama të më së paku 200 milionë euro.
Sot nuk ka prokurori, e kanë vjedhur këta. Nuk ka gjykatë Kushtetuese, se i vunë minat, nuk ka polici se merret me të tjera çështje, por provat e krimit janë këtu në tavolinë.
Kushtetuta përcakton fare qartë çfarë është pronë e pushtetit vendor, autoriteti i vetëm që do të duhet të administrojë, nëpërmjet Këshillit Bashkiak, me vendime me shumicë të cilësuar, dhe e gjitha kjo është e shkruar në ligjin e famshëm të miratuar nga kolegu Çuçi në atë kohë, reforma e madhe e pushtetit vendor, Ligj me 3/5-at. Rama me proçedurë të përshpejtuar ia rrëmben edhe këtë minikompetencë që i është dhënë Këshillit bashkiak.
A është kjo një shkelje flagrante e Kushtetutës shqiptare, e Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe Kartës së Autonomisë lokale!
Sot jemi një Republikë, një shoqëri pa Gjykatë Kushtetuese! Praktikisht pa asnjë mjet mbrojtës. Janë dy regjime juridike të ndryshme. Mësojeni këtë. Janë dy gjëra që duhet t’i dini kur të përballeni me prokurorët.
Prona publike nuk tjetërsohet!
Gërmadhë le të jetë. Është e publikut. Teatri është një prej tyre.
Kur ky ligj shkelet së paku në 7 dispozita, me 10 nene, kur bie ndesh me së paku 3 ligje të tjera, ky nuk është ligj, por një paçavure. E di fare mirë edhe Edi Rama këtë.
Ka vetëm një gjë përse ju ka sjellë këtu. Do t’ju bëjë bashkëpunëtorë në krim. Beson ai që duke u votuar nga parlamenti, përgjegjësia ndahet. Është kolektive. Ai nuk është më i pandehuri. Ai është dhe do të ngelet i pandehuri kryesor.
Ju dinjitetin tuaj e keni lënë peng të atij. A ju la ndonjë dorë eurosh, ndonjë konçesion droge apo jo? A ju japin ndonje tender apo jo? Kjo është historia juaj, por kjo nuk mund të përdoret si alibi nesër për t’u shfaqësuar para ligjit dhe para burgut
Të paktën për nderin tuaj mos u bëni pjesë e ketij bastardi!
KOHA JONË SONDAZH

