FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati: E dinim se kemi një afat kohor. Fleckenstein: Bëni detyrat e shtëpisë!

Shtyrja e çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë për qershorin e ardhshëm, është kryefjala e debatit politik. Paraditja e kësaj të hëne, ka mbledhur në një aktivitet pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, Ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, raportuesin e Shqipërisë në PE, Knut Fleckenstein dhe ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Ministri Bushati deklaroi se “duke u nisur nga precedenti që BE-ja ka vendosur me Malin e Zi dhe Serbinë, e dinim që do të ishte një vendim me afat kohor”. “Një vit kohë mendoj se do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat”, u shpreh Bushati.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh se qevria duhet të bëjë detyrat hap pas hapi. ”Duhet të bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi”, tha Fleckenstein.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin theksoi se vendi ka humbur shumë kohë në të shkuarën, por është e rëndësishme që Shqipëria ka bërë punë të madhe me reformën në gjyqësor. “Pa reformën në gjyqësor, sot nuk do të ishim duke bërë këtë diskutim”, tha Vlahutin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?