FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati: Greqia nuk e bllokon dot integrimin e Shqipërisë në BE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha sot në Bruksel se Greqia nuk do ta pengojë dot procesin e hapjes së negociatave me BE-së. Bushati lajmëroi se ishte takuar me ministrin e  Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin kishin diskutuar ridimensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.  Bushati sqaroi se është në interes të dy vendeve dhe rruga e vetme për to, zgjidhja e probelemve të së shkuarës si dhe të atyre aktuale.

“Patëm mundësi të takohemi me përfaqsues të vendve eanëtare të BE-së, të rajonit me të cilat na lidhin disa çështje në disa procese, sic janë Bullgaria, Greqia, Rumani, Kroacia apo me vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar me të cilët jemi në një front për çështjet kundër tertrorizmit. Kemi pasur mundësi të diskutojmë edhe për çështje të karakterit dypalësh. Me zotin Kotzias kam diskuar edhe më gjatë për zhvillimet e përiudhës së fundit dhe kemi rakorduar për nevojën për ta rienergjizuar procesin e dialogut pëmes një  mekanizmi dialogu që kemi ngritur për të ecur përpara me çështjet dhe për t’iu dhënë atyre zgjidhje.

Kemi shtruar për zgjidhje çështje të së shkuarës por edhe të tjera që kanë interes të prekshëm për qytetarët në dy vendet tonë. Pra nuk do të përqëndrojmë të gjitha energjitë vetëm për çështje që kemi mbartur nga e kaluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk besoj që është në interesin e Greqisë apo të Shqipërisë që të ketë një ngërç në procesin e integrimit evropian. Gjithmonë kam besuar se duke i shtruar problemet për zgjidhje dhe duke i thënë gjërat troq ashtu siç janë, do ta përmirësojë marrëdhënien shqiptaro-greke. Unë besoj se Greqia do ta mbështesë shqipërinë sepse është edhe në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta mbështetur integrimin evropioan të Shqipërisë”, tha Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?