Bushati: Grupe politikanësh kundër institucioneve anti-korrupsion

Sipas Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, bojkotet e parlamenteve që kemi parë në disa vende të rajonit përfshirë vendin tonë, janë pjesë e një rezistence artificiale politike që po u bëhet themelimit të institucioneve të reja që kanë për qëllim luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Shefi i diplomacisë shqiptare arsyeton se klasa të caktuara politikanësh nuk i duan këto ndryshime.

“Besoj se bojkoti ka të bëjë kërkesat e BE-së për antarësimin, i cili lidhet ngushtësisht me modernizimin e institucioneve, me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformave në gjyqsor. Dhjetë ose pesëmbëdhjetë vite më parë, aleancat i kishim mbi bazën e etnisë, ndërsa tani, duket se i kemi kundër tribunaleve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi një sërë institucionesh speciale që janë duke u ngritur në rajon, kur mund të përmendet Maqedoni, Malin e Zi dhe Kosovën. Në Shqipëri po përgatitet një proces vetingu për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Mbi këto zhvillime ka një rezistencë politike, pasi shumë reformat mund të sjellin edhe një ri-organizim të skenës politike në Ballkanin Perëndimor.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur më tej për situatën politike në vend, Bushati tha se qeveria tashmë ka dy zgjidhje, të vijojë rrugën e reformave që mundësojnë integrimin europian, ose të pranojë kërkesat e opozitës.

Ministri i Jashtëm theksoi se kabineti Rama është i vendosur për të vazhduar rrugën drejt zbatimit të suksesshëm të Reformës në Drejtësi, pasi këto ndryshime në sistemin gjyqsor mbështeten nga 93% e qytetarëve.

Sa i përket zhvillimeve në Maqedoni, Bushati tha se platforma shqiptare nuk ka të bëjë me qeverinë e Tiranës, por me një akord që arritën tre parti shqiptare në Maqedoni.

Ai shtoi se ky bashkëpunim nuk ka për qëllim të federalizojë vendin, por do të jetë një lëvizje që do të prodhojë rezultate më pozitive për dy grupet etnike në Maqedoni.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?