Bushati sërish kundër Ramës: Ndryshimi i kufijve të Kosovës nuk i shërben stabilitetit

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është rreshtuar sërish kundër qeverisë, duke e ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk i shërben zhvillimeve të vendeve e as stabilitetit në rajon. Para një auditori të mbushur me studentë, ish shefi i diplomacisë shqiptare, tha se ai bën pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e sheh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon, në kurriz të një populli apo kombi tjetër.

“Për politikën shqiptarë, pavarësisht kush ka qeverisur ka qenë një konstante, respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Kështu që nuk besoj se do ketë politikan në Shqipëri që të mos respektojë integritetin territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do ketë njeri kurajën në Shqipëri të aplikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar 30 vjet për fqinjin tjetër që është sot Maqedonia e Veriut”, tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?