Bushati thumbon Serbinë: Në rajon vende që bëjnë politikën e lisharses

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zgjodhen të përkujtojnë 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, me një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Tiranës.

Ministri Bushati në fjalën e tij e cilësoi NATO-n, si një organizatë jo vetëm ushtarake por më shumë politike. Dhe kur flasim për politikë, në rajonin e Ballkanit, gjërat vështirësohen pasi ka shtete që vazhdojnë sipas Bushatit me politikën e lisharsit.

“Në rajonin e Ballkanit ka vende siç jemi ne, Kroacia apo Mali i Zi që e kanë ndarë mendjen e qëndrimit të tyre në lidhje me NATO-n dhe BE, por ka edhe vende të cilat, njërin sy e kanë nga SHBA dhe BE dhe tjetrin nga Rusia dhe Kina, duke bërë në këtë mënyrë politikën që une e quaj si politka e lisharsit”, tha Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kur përcaktoi se nga vinin rreziqet jo vetëm për kufijtë e Shqipërisë por edhe të kufijve të NATO-s në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Aktualisht Shqipëria, por jo vetëm kufijtë e saj, por do të thoja edhe vetë kufijtë e alenacës së NATO, riskohen nga jugu dhe nga lindja dhe për këtë arsye po diskutohet gjithnjë e më shumë mënyra e përballimit të këtij risku të përbashkët”, tha Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes.

Më pas takimi ka vijuar me pyetje nga studentetë për ministrat Bushati dhe Kodheli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?