FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bylykbashi: Mazhoranca kërkon të bllokojë punën e prokurorisë

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi përfundoi sot diskutimin e ligjit për Prokurorinë. Partia Demokratike është paraqitur me një opinion të vetin ku kundërshton në disa pika projektligjin, që sipas saj bie ndesh me Kushtetutën në disa momente.

“Kemi ngritur shqetësimet tona mbi efikasitetin e Prokurorisë. Mazhoranca refuzoi që të kishte një dispozitë tranzitore deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mazhoranca kërkon të bllokojë punën e prokurorisë”, tha demokrati Oerd Bylykbashi.

Sipas opozitës, në mënyrën siç është konceptuar organi i prokurorisë në këtë ligj, ka një potencial të lartë rreziku për të dizintegruar prokurorinë sepse krijon “ishuj” të pavarur pushteti brenda këtij organi. Në opinionin e saj, PD saktëson se ligji e organizon prokurorinë në disa degë, të cilat ja heqin asaj varësinë nga Prokurori i Përgjithshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një opinion me 31 faqe Partia Demokratike e kishte konsideruar projektligjin si antikushettes në 3 çështje kryesore, ku ngrinte shqetësimin e ndërhyrjes dhe kontrollit nga qeveria të këtyre institucioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy ditë më parë, Komisioni i Reformës në Drejtësi vendosi me konsesus zhvillimin e dy seancave për miratimin e 6 ligjeve për reformën, ndërsa ligjet do të miratohen më datë 29 shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?