Çështja “Tahiri”, Manjani: Kujtova se kisha mbetur vetëm…
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar menjëhrë pasi zv. ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee komentoi zhvillimet në Shqipëri, kryesisht për çështjen “Tahiri”.
Yee në një intervistë për Zërin e Amerikës, u shpreh se ligji duhet zbatuar njësoj për të gjithë, e askush nuk mund të ketë imunitet, ndërsa shtoi se mbështet prokuroët.
“Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës”, tha Yee.
Pas këtyre deklaratave të zyrtarit Amerikan ja çfarë shkruan Manjani në Facebook-un e tij:
Kujtova se isha i vetmi qe po kerkoja “ BARAZI PARA LIGJIT”…
Kujtova se kisha mbetur vetëm në mbështetje të Prokurorisë….
Paska edhe të tjerë…???
Vetëm se unë i thashë në shqip.
KOHA JONË SONDAZH

