Çfarë i thanë Merkel dhe Macron Edi Ramës për negociatat
Në fjalimin e gjatë, të mbajtur në mbledhjen me ministrat dhe grupin parlamentar, kryeministri Edi Rama ka treguar dhe detaje nga takimet që ka pasur me liderët kryesorë të BE-së, për t’i bindur që të pranonin hapjen e negociatave për Shqipërinë.
“Jam ndjerë shumë mirë se Shqipëria ka gjetur dhe ka bërë disa miq shumë të mirë dhe të vërtetë, të cilët nuk u mjaftuan vetëm me fjalë të mira, por luftuan me këmbëngulje për të mos e lënë anijen tonë pa një datë ankorimi.
Që nga Merkel, e cila ma bërë të qartë që në takimin në Berlin se do të jenë muaj të vështirë, por ajo do të ishte në krah të Shqipërisë.
Marcron ma tha troç se për të ishte tejet e vështirë të thoshte po për një datë, por më premtoi se në respekt të reformave të qeverisë sonë, do të mundohej për një zgjidhje”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

