Çlirimi i Tiranës, Ilir Meta: Ndër ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh lidhur me 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Në mesazhin e tij, Meta shkruan: 

Çlirimi i kryeqytetit tonë mbetet një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste. Përjetë mirënjohës të gjithë atyre partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe në veçanti dëshmorëve që dhanë jetën e tyre. Mirënjohje gjithmonë qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.
Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar nga uzurpatorët. Tirana do të jetë më mirë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?