Çmenduri në Afganistan, klinika me 5 krevate po kujdeset për mbi 500 pacientë
Afganistani po përjeton momentet më të tmerrshme nga tërmeti që deri më tani u ka marrë jetën mbi 1000 njerëzve.
“Rreth 500 pacientë kanë ardhur në klinikë prej mëngjesit, 200 kanë vdekur”,-thotë infermieri Muhammad Gul, anëtar stafi në klinikën Gyan, në lindje të Afganistanit.
Klinika ka vetëm pesë krevate, por pas tërmetit të së martës të gjitha burimet e saj të varfra janë bërë të papërdorshme. Një gjenerator që furnizon me energji elektrike ka vetëm një depozitë të kufizuar karburanti dhe ndihma e premtuar nga provinca të tjera ende nuk është bërë realitet.
Tërmeti goditi zona të varfra kodrinore me ndërtesa të dobëta që nuk mund t’i rezistonin tronditjes. Qindra shtëpi u shkatërruan dhe disa rrëshkitje dheu janë regjistruar.

KOHA JONË SONDAZH

