FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmimi i naftës pritet të shkojë 250 lekë/litri në Shqipëri

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare dje shënoi nivelin e 105 dollarëve për fuçi me rritje 8 për qind brenda ditës. Parashikimet me optimiste janë që çmimi të arrijë në 135 dollarë deri në mes të marsit. Importuesit pohojnë se nëse kjo ndodh, është e pashmangshme rritja e tij drejt nivelit 250 lekë në vendin tonë.

Sakaq edhe pa këtë konflikt vendi po përballej me çmimeve më të larta të dekadës të krijuara nga vështirësitë që solli pandemia Covid -19. Në muajin janar importi i naftës në vlerë shënoi rritje 21 për qind, por kjo rritje i dedikohej tërësisht rritjes së çmimeve pasi importet në sasi shënua një rritje krejt modeste.

Analistët e tregjeve ndërkombëtare pohojnë se konflikti i armatosur Rusi-Ukraine do të ndikojë negativisht çmimet e mallrave në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbajë investitorët nën stres, por efektet e saj do të jenë më të zbehta se ato të pandemisë Covid-19./Monitor/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?