FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dade denoncon skandalin e konsulles shqiptare

 Javën që shkoi, Arta Dade akuzoi ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin se Konsullja e Përgjithshme në Selanik është caktuar jashtë çdo kriteri diplomatik, raporton Panorama.  Nga ikonë e sportit shqiptar, Pavlina Evro Ylli u kthye në një shembull të keq të emërimeve politike në diplomaci.

Ajo prej vitesh jeton në Greqi, ku sipas dokumenteve të publikuara në media online nga gazetari Arben Llalla, rezulton se ka marrë edhe statusin e minoritares, ndonëse është me origjinë nga Korça.

Dikur krenari e atletikës shqiptare, Pavlina Evro Ylli u emërua nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si konsulle e përgjithshme e Shqipërisë në Selanik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një post shumë i rëndësishëm në diplomacinë shqiptare ndonëse Pavlina Evro Ylli nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e diplomacisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emërimi i saj si konsulle e përgjithshme në Selanik duket se është bërë në shkelje të ligjit aktual, pasi kuota prej 20% e emërimeve politike rezulton e tejkaluar ndjeshëm prej kohësh. Kjo detyron Ministrinë e Jashtme që të gjitha emërimet e tjera t’i bëjë nga radhët e diplomatëve të karrierës.

Por Ministria e Jashtme duket se ka vazhduar me emërimet polike në diplomaci, sic tregon rasti i Pavlina Evro Yllit, pavarësisht se kuota e shkelur ligjore ja ndalonte, duke harruar se për këtë, drejtuesi i dikasterit, Ditmir Bushati, kur ishte në opozitë, ankohej e akuzonte pafund ish-qeverinë.

Me ligjin e ri të shërbimit të jashtëm, që u miratua me votat e mazhorancës në Parlament, Bushati ia hoqi vetes këtë siklet, duke marrë të drejtën të emërojë në diplomaci sipas dëshirës të gjitha pavlinat politike, ku të dëshirojë./ABC

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?