FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Dako drejton dhe menaxhon fondet”, shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë Durrës

Nuk vonoi shumë shkarkimi i nënkryetarit të Bashkisë Durrës, kjo pas lumit me akuza që ai renditi në rrjete sociale. Arbri Braho u shkarkua sot nga detyra e tij.

Shkresa që mban firmën e kryetares së komanduar Emiriana Sako, vjen një ditë pasi ai denoncoi publikisht ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, për të cilin u shpreh se vijon të drejtojë në Bashkinë Durrës e të menaxhojë fondet publike.

Braho hidhte akuza të forta për Vangjush Dakon, duke e cilësuar si hajdut e që “s’po lënë të marrë frymë qyteti nga vjedhjet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Arbër Brahos në rrjetet sociale

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?